Grabitet me armë një argjendari në Kamzë, po punohet për identifikimin e autorëve

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., në Kamzë dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.
/k.s/r.e/