E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me dhunë një vajzë në Prishtinë

Pamje ilustruese

Prishtinë, 11 maj, NOA Një vajzë e re ka qenë objekt i një grabitje nga persona ende të panjohur në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Kosovës, në rrugën Nënë Tereza, rreth orës 22:30.

Sipas policisë, vajza e re është sulmuar duke i marrë më forcë çantën dhe gjithë sendet personale që kishte në të.

Gjithashtu personat që e kanë sulmuar, i kanë marrë dhe një telefon të tipit “Nokia”. Vajza, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye etike, ka bërë denoncimin e policinë e Prishtinës. Menjëherë ka nisur hetimin për gjetjen e agresorëve që kryen grabitjen mbrëmjen e djeshme.

a.k/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›