Grabitja e argjendarisë në Suharekë, policia publikon foton e njërit prej autorëve, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Korab Gashi, i cili akuzohet si një prej grabitësve të një argjendarie në Suharekë pak kohë më parë.
Policia ka publikuar edhe një foto të Gashit, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të dhënë informacione të nevojshme që mund të shërbejnë për kapjen e tij.
“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë.
Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë.
Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319.
Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme.
Të gjitha informatat do të trajtohen në mënyrë konfidencale nga ana e Policisë.
Numrat kontaktues: 192 ose 080019999 ose permes
E-mail adresës elektronike: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim.
Vëllain e Korab Gashit e ka neutralizuar policia gjatë bastisjes më 30 nëntor, ndërsa numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë.
Në grabitjen e argjendarisë në Suharekë, morën pjesë katër persona. Tre prej tyre hynë brenda për të vjedhur ndërsa njëri qëndroj jashtë për të bërë roje.
Një polic që ndërhyri gjatë grabitjes mbeti i plagosur me armë zjarri pasi u sulmua nga autorët, ndërsa një nga grabitësit u vra nga ana e uniformave blu./vizionplus.tv