E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitja e dështuar e cila u kthye në tragjedi, që frymëzoi Hollywood-in për filmin me famë botërore “Dog Day Afternoon” me Al Pacino në rolin kryesor

Sot mbushen 54 vjet nga një prej ngjarjeve më të bujshme kriminale dhe mediatike në historinë e Nju Jorkut: grabitja e dështuar e bankës Chase Manhattan në Brooklyn, e cila u shndërrua në një pengmarrje dramatike dhe më pas frymëzoi kinematografinë botërore.

Më 22 gusht 1972, John Wojtowicz dhe Salvatore Naturile hynë në degën e bankës me synimin për të realizuar një grabitje të shpejtë. Megjithatë, plani dështoi me shpejtësi dhe dy grabitësit morën peng shtatë punonjës të bankës, duke nisur një rrethim të gjatë dhe të tensionuar me forcat e policisë dhe FBI-së që zgjati me orë të tëra nën vëzhgimin e turmave të kuriozëve dhe kamerave televizive.

Rrethimi, i cili përfundoi me arrestimin e Wojtowicz dhe vrasjen e Naturile nga FBI-ja, frymëzoi filmin e vitit 1975 ‘Dog Day Afternoon’.

Rrethimi përfundoi në aeroportin “John F. Kennedy”, ku agjentët e FBI-së ndërhynë duke ekzekutuar Salvatore Naturile dhe duke arrestuar John Wojtowicz.

Ngjarja mori përmasa kulturore kur regjisori Sidney Lumet e përshtati atë në ekranin e madh në filmin e mirënjohur të vitit 1975, “Dog Day Afternoon”, ku aktori Al Pacino interpretoi rolin e frymëzuar nga Wojtowicz, duke e kthyer këtë ngjarje reale në një nga kryeveprat e kinematografisë botërore.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kultura

    Të gjitha ›