E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja ne Lezhe, gjendet makina e autoreve

Gjendet e braktisur makina me te cilen mendohet te kene udhetuar grabitesit e 5 milioneve lekeve, nje dite me pare ne Lezhe.

Policia beri te ditur se makina me targa ta huaja u gjet ne fshatin Tresh te qytetit, nderkohe qe ne komisariat jane shoqeruar dy persona.

Grabitja e djeshme u krye nga persona te armatosur dhe te maskuar, te cilet arriten te merrnin parate dhe te zhdukeshin me shpejtesi ne drejtim te paditur. Vjedhja e parave u krye ne momentin kur punonjes te Postes Shqiptare po dilnin nga nje prej bankave te qytetit.

Policia ka nisur kerkimet per gjetjen e autoreve te grabitjes spektakolare. 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›