E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grabitje me armë në Kamzë, sulmohet argjendaria

Foto ilustruese

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një argjendari në Kamëz mesditën e kësaj të premteje, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur dyshohet se njëri prej autorëve, i armatosur me një send në dukje armë zjarri, ka hyrë bashkë me një person tjetër në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit me iniciale O. L. Autorët kanë marrë një sasi bizhuterish dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur kontrollet dhe kanë ngritur pika kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për fiksimin e provave dhe dokumentimin e plotë të rastit. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›