Grabitje me vlerë 230 mijë euro, arrestohen 6 shqiptarë në Greqi
Pesë burra dhe një grua me origjinë shqiptare janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Atikës në Greqi pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.
Shumica e të arrestuarve kanë një të kaluar të rëndë kriminale, një nga të arrestuarit kishte qenë i dënuar 20 vjet burg, kreu tetë vjet dhe u lirua nga burg një vit më parë.
Anëtarët e bandës zgjodhën rezidenca luksoze në periferitë veriore dhe jugore të Atikës dhe grabitën gjithçka kur aty nuk kishte askënd. Punonjësit e policisë kanë identifikuar 20 vjedhje nëpër shtëpi, që kapnin vlerën e 230 mijë euro.
Në banesat e të arrestuarve janë gjetur disa sende të vjedhura, para, një pistoletë, ndërsa janë konfiskuar një motor dhe dy makina të përdorura në vjedhjet.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
