Grabitje ne banke vritet arketarja plagoset roja

Përfundon në tragjedi grabitja e radhës me maska e filialit të një prej bankave që operojnë në Tiranë, në zonën e Xhamllikut.
Sipas informacioneve të fundit si pasojë e grabitjes së armatosur ka mbetur e plagosur rëndë në ambientet e filialit, arkëtarja dhe është plagosur në këmbë roja. Vetëm pak minuta më vonë u njoftua se arkëtarja, identiteti i të cilës ende nuk është bërë i ditur, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërkohë gjendja e rojës së filialit duket jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar krerë të policisë, ndërsa kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e autorit që mendohet se është një person rreth 1.80 i gjatë dhe se nuk mund te jete shume larg vendit ku kreu krimin.Mesohet po ashtu se autori ka grabitur nje sasi parash, por policia nuk ben te ditur shifren e sakte.