E Diel, 1 Nëntor 2026

Graciano keshillon Lorin ta mbroje veten e saj Dritani Ne BB po argetohem

Graciano e Lorena qendrojne ne dhomen e gjumit te vecuar nga banoret e tjere duke bere komente per banoret e rinj dhe mardheniet e tyre me ta. Graciano shprehet se ka momente kur banoret e rinj demoralizohen e Lorena e mbeshtet kete mendim. Graciano thote se asnjerit prej tyre nuk i behet vone per lidhjen e tyre e Lori thote se njeri prej tyre eshte hequr si i interesuar per ta. Graciano shprehet se eshte nje fije mundesie qe ata te jene te sinqerte por gjithsesi e paralajmeron Lorenen qe te jete e kujdesshme e te mos marre per baze asgje qe i thuhet.

Graciano thote se nuk i kupton banoret e rinj e duke folur per Dritanin e Gerten tregon se i ka provokuar per dicka konkrete e te dy i kane dhene pergjigje te ndryshme. Prane tyre shkon Dritani dhe Graciano i thote me shaka Po te fusin ne gjirin tone duhet ta vleresosh kete gje. Dritani komenton faktin se sot ne mengjes Liami ka dashur ti lage me uje per ti zgjuar.

Graciano kerkon te dije nga Dritani se si po i duket ambjenti i shtepise se BB e ai i pergjigjet se e kishte menduar ndryshe qe ndoshta do te merzitej por ne te vertete po argetohet. Ai shprehet se banoret ngadale ngadale kane krijuar grupe por gjithsesi jane te percare. Dritani thote se ne nje diskutim te djeshem ai ka dashur qe ta perfshije Lorin por ajo ka ndenjur shume e heshtur. Graciano nderhyn dhe i thote Lorit se dhe ai e ka vene re kete gje.

Ai tregon se Lori eshte dashur qe tia tregoje vendin banoreve me te cilet po diskutonte por Lori e kthen ne humor kete gje per momentin e me pas diskuton me Gracianon per menyren e sjelljes ndaj banoreve te tjere. Graciano i thote Lorit qe te jete me aktive dhe ta mbroje veten para banoreve te tjere por Lori pretendon se e ben kete gje. Lori shpehet se nuk mund ti ndaloje njerezit qe ti marrin fjalet e saj si te duan e detyra e saj eshte ti sqaroje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›