E Shtunë, 31 Tetor 2026

Graciela dhe Miri përpiqen të sqarohen

23/02/10 07:44

Graciela dhe Jetmiri, duke marrë shkas nga fakti që fillojnë të flasin, sqarohen për qejfmbetjet e tyre dhe për faktin që vendosën të mos i flisnin njeri-tjetrit. Të dy kërkojnë sqarime për fjalët që kanë thënë. Miri i ka thënë se nëse ajo dëshiron, shoqërinë e tyre mund ta kenë jashtë dhe thotë se jashtë ndoshta nuk do ia toleronte atë sjellje dhe ato gjëra që ajo i ka thënë në shtëpi. Graciela nuk e kupton këtë gjë dhe pyet se si mund jenë shokë jashtë, kur në shtëpi nuk flasin. Ata vec pyesin njeri-tjetrin e nuk marrin përgjigje. Miri i thotë se si mund ta quajë një shok hipokrit e fals dhe ti thojë se ai pështyn e lëpin përsëri, ndërsa Graciela ia kthen se dhe ai u tregua i padrejtë kur e përfshiu në situata që ajo nuk e dinte fare se ekzistonin apo jo (për largimin nga ai dhe aleancën me Hakiun). Unë kështu kam vendosur e kështu do sillem, nuk mund të dal jashtë vetes sepse ti më ke ofenduar- i thotë Miri. Edhe sa herë duhet të të kërkoj të falur për fjalët që të kam thënë?- e pyet Graciela ndërsa ai i përgjigjet se deri sa ti mbushet mendja. Ai habitet se përse Graciela e dëshiron këtë gjë dhe ajo i thotë se deri të shtunën e ka të sigurt që rri. Miri e këshillon që të mos e vrasë mendjen për nominimin sepse asgjë nuk dihet se cfarë ndodh. Përpara se të shkojë për të fjetur, Graciela i thotë se deri sa ti mbushet atij mendja mund të jetë tepër vonë. Ajo e puth para se të ikë dhe i kërkon që mos ta mërzisë më. Kjo sdo të thotë se u pajtuam vetëm se sot më gjete në humor të mirë- i thotë Miri, ndërsa ajo ia kthen se pikërisht këtë moment po priste. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›