E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi – Real Madrid, më 20 janar

border="0" width="15" height="15">

(ALBANIA SPORT) – Gramozi-Real Madrid. Përballja midis modestëve shqiptarë dhe gjigantëve spanjollë do të luhet, më 20 janar 2010 në “Qemal Stafa”.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga kompania “Taçi Oil International”, organizatore e miqësores ndërkombëtare.

Pas klubit italian të Milanit, që erdhi dy herë në Tiranë, tetor 2008 (humbi me Tiranën, 2-1) dhe maj 2009 (fitoi me penallti pas barazimit 3-3 me Kombëtaren), Reali është klubi i dytë më i madh në botë që vjen në Shqipëri.

Kështu, në Tiranë do të vijnë yje si Kaka (erdhi edhe me Milanin), Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Iker Kazijas etj. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›