E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi, nje ndeshje larg shtepise

Gramozi do te luaje vetem nje ndeshje jashte fushes se tij. Komisioni i Apelit, i mbledhur dje vendosi qe kolonjaret te luajne jo dy ndeshje jashte, pas dhunes qe shpertheu ne ndeshjen Gramozi-Vllaznia, ku u godit nje prej pjesetareve te stafit te ekipit shkodran. Disiplina e denoi Gramozin qe te luante dy ndeshje jashte. Nderkohe, Apeli nuk ka falur animimin e klubi te Kastriotit. Krutanet e humben ndeshjen ne tavoline, pas largimit nga fusha e Vlores dhe iu hoqen tre pike, sipas rregullores. Keshtu, Apeli nuk ka toleruar per thyerjen e disiplines, ne ndeshjet e javes se fundit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›