E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh ujevara e Sotires pushtohet nga vizitoret

160 alpinistë nga Tirana dhe Elbasani i janë ngjitur malit të Tomorrit për të eksploruar nartyrën e virgjër të ujvarës së Sotirës. Kjo është hera e parë që kataraktet e saj pushtohen nga kaq shume vizitorë.

Ujëvara e Sotirës është një nga bukurite natyrore të vendit tone. Ajo ndodhet rrëze malit të Tomorrit rreth 60 kilometra larg qytetit të Gramshit dhe mungesa e promovimit e bën të panjohur këtë zonë.

Për të shkuar deri në Sotirë, një pjesë e rrugës bëhet me automjet, ndërsa pjesa tjetër në këmbë, pasi infrastruktura rrugore është e amortizuar e për pasojë banorët e fshatit Sotirë e kanë braktisur zonën.
 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›