Granata plagos dy persona

Në kohën kur kanë qenë duke bashkuar hekurishtet që shiteshin për skrap një ndezës që gjetën mes metaleve ka shpërthyer.
“Nuk mbaj mend gjë, vetëm kur ndodhi shpërthimi. S’më kujtohet asgjë. Kam pësuar tronditje të madhe dhe kam akoma zhurmën në kokë”, është shprehur i plagosuri Genc Upaj.
Mjekët kuruan të plagosurin e parë në spitalin e Korçës, ndërsa 17 vjeçari është nisur për në Tiranë.
“Genc Upaj është një prej pacientëve që gjendet në Korçë, me dëmtime të lehta. Situata e tij klinike ka qenë e mirë. Pacienti tjetër pati dëmtim të kokërdhokut të syrit dhe për këtë u dërgua në Tiranë për një ndihmë më të specializuar”, theksoi kirurgu Bujar Isaku.
Poligoni i demontimit të municioneve në Voskopojë kryen shpërthime. Banorët e zonës mbledhin mbeturinat e metaleve për t’i shitur.