E Diel, 1 Nëntor 2026

Granit Xhaka tregon pse vendosi refuzoi Chelsea për Sunderland: Besoj te projekti, kisha një plan!

Emri i Granit Xhakës gjatë merkatos së kësaj vere u lakua shumë teksa u përfol për një transferim të tij në Londër te Chelsea ku ai do të gjente sërish Xabi Alonso.

Mesfushori i përfaqësueses zvicerane ka punuar me trajnerin spanjoll kur ishin te Bayer Leverkusen duke fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.

Por futbollisti i Sunderland në fund vendosi të refuzojë transferimin e tij në Londër dhe 34 vjeçari zbuloi arsyet që e shtynë të ndërmerrte një vendim të tillë në një intervistë në podcastin ‘The Sports Agents’.

‘Sezonin e kaluar kur nënshkrova kontratën këtu, kisha një plan, dhe plani ishte  që të vazhdoja me këtë projekt, të besoja te ky projekt dhe të punoja për këtë projekt-tregon Granit Xhaka-gjithnjë i them vetes dhe njerëzve se nuk kam ardhur këtu vetëm për  një sezon’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›