Grant 2026, Rama: Mbështetja për start up është rritur në 6 mln euro, synojmë ta çojmë deri në 20 mln euro brenda 2030

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Qeveria shqiptare synon që deri në vitin 2030 të arrijë një kapacitet prej 20 milionë eurosh, në mbështetje të startup-eve, për të rinjtë që janë të fokusuar te teknologjia.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me të rinj në aktivitetin ‘Grant 2026 nga Innovation4Albania’, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.
Më tej kryeministri Rama theksoi se dyfishimi i fondit për mbështetjen e startupp-eve këtë vit, nga 3 milionë në 6 milionë euro, është një trend që ‘duam ta mbajmë duke mbajtur në konsideratë cilësinë e projekteve.’
Edi Rama:
“Patëm një numër aplikimesh shumë të lartë dhe nuk u ndjemë mirë që me shumë e vënë në dispozicion 3 mln euro nuk ja dilnim dot të përgjigjeshim me mbështetjen e duhur për të gjithë ata që sipas komisionit të vlerësimit meritonin mbështetje. E shtymë pak këtë takim për të reflektuar me aktin normativ të qershorit. Ekonomia në këto muaj ka reaguar pozitivisht dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur përtej parashikimit, gjë që na bëri të japim një fond ekstra që tu përgjigjemi të gjithë aplikantëve. Nga 3 mln ne kaluam në 6 mln euro. Ne sot jemi këtu me një optimizëm të justifikuar për faktin se në një vlerësim, sistemi ynë i start up është klasifikuar i 4-tërti në rang europian. Kjo rritje e shpejtë është relative sepse e kemi nisur me një bazë të ulët kur e ndërmorrëm këtë rrugëtim në 2022 me një shifër më modeste, vetëm 2 mln euro. Mësuam se si ta ccojmë përpara ngritjen e këtij ekosistemi. Ambicia jonë është që deri në 2030 të arrijmë deri në 20 mln euro për mbështetjen e start up”.