E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Gratë, Paqja dhe Siguria”, Hasani: Shqipëria e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e punës mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Hasani tha në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në agjendën e “Grave, Paqes dhe Sigurisë””.

Gjithashtu Hasani bëri të ditur se në takim u diskutua mbi rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore, si ndryshimet klimatike dhe ndikimin ndaj teknologjive të reja.

1 nga 4

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›