Grate bashkojne Topallin Ramen e Meten

Krerët e partive politike më të mëdha në vend janë shprehur të gatshëm që në zgjedhjet e ardhshme elektorale, të zbatojnë Kodin Elektoral, ku përfaqësimi i grave duhet te jete deri ne 30 %.
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli e ka mbeshtetur kete iniciative duke theksuar se grate jane me krijuese.
"Një shkrimtar i famshëm kinez, i cili shkruan për gruan në veprën e tij në një lloj gati manifesti të feminilitetet duke folur me respekt. Ajo që thotë, që është substanciale, që është themelore në diferencën midis gruas dhe burrit është se “gruaja është krijuese”. Burrat zakonisht janë më shkatërrues. Angazhimi juaj ne jeten politike dhe publike ka rendesi shume te madhe. Unë jam e bindur se ju mendoni për fëmijën, për të ardhmen, për familjen. Duke menduar për këtë, ju keni menduar për shoqërinë shqiptare, për shtetin shqiptar", tha Topalli.
Kreu i Partise Socialiste Edi Rama ka deklaruar se puna me grate eshte me konstruktive dhe se perfaqesimi i ulet i tyre në politike, vjen edhe si mungesë e kandidimit të tyre nga kryetarët e qarqeve.
"Ka një barrierë jashtëzakonisht të madhe, që duhet shembur me cdo kusht, për të përfshirë gratë që jetojnë vecanërisht në Shqipërinë e periferisë, në jetën shoqërore në radhë të parë, pastaj edhe në jetën politike si pasojë. Jam absolutisht dakort me atë që tha Jozefina se gruaja është krijuese, por burrin mos ta quajmë shkatërrues, por ta quajmë bashkëautor të paktën. Që ka edhe burra shkatërrues kjo është jashtë cdo dyshimi, dhe pikerisht per kete, duhet të ketë shumë më tepër gra krijuese edhe në politikë", tha Rama.
Edhe kreu i LSI-se Ilir Meta ka perkrahur kete nisme: "Do të jetë e afërt dita kur edhe Kuvendi ynë të jetë i balancuar dhe ku gratë dhe vajzat e Shqipërisë të luajnë me forcë e mencuri rolin që u takon, për të ardhmen e Atdheut të përbashkët".
Ne fund te ketij aktiviteti jane prezantuar ndryshimet, qe ekspertet kane kerkuar ne ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku lista e asnje partie te mos certifikohet nese nuk behet publike të gjithë emrat dhe nuk zbatohet Kodi Zgjedhor, ku pjesemarrja e grave te jete ne 30 %.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika PS, propozimet për ligjet me 3/5
Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ligjet që kërkojnë tre të pestat e votave. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj, i dorëzoi propozimet kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili. Po vjen viti 2005!
Skender Minxhozi - E vetmja stafetë normale mes dy rreshtimeve të mëdha politike, në dy dekada pluralizëm, ka qenë ajo e vitit 2005, kur qeveria Nano ia dorëzoi shtetin “me dosje në dorë”, aleancës së djathtë të Sali Berishës. Keinsianizmi i opozitës dhe bolshevizimi i qeverisë
Andrea Stefani - Kryeministri Berisha reagoi në mënyrën më bolshevike të mundshme ndaj një platforme të opozitës, për një politikë të re fiskale që do të zbuste pasojat e rënies ekonomike ku po zhytet Shqipëria. Topi në Xarë e Konispol: Vlerësim punës suaj
Presidenti Topi vazhdon vizitën në jug duke parë nga afër në komunën Xarë plantacionet e agrumeve. Në këtë vizitë ai është shoqëruar nga nënprefekti i Sarandës Gjergji Mano dhe është pritur nga kryetari i komunës Dhimo Kote, kryetari i komunes Aliko, Kristo Kaishi dhe autoritetet vendore. BE: Nuk ju detyruam për plehrat
Komisioni Europian argumenton se Shqipërisë i nevojitej një ligj për menaxhimin e plehrave, por vecon nenin përkatës për importin e mbeturinave nga jashtë, duke theksuar se Bashkimi Evropian nuk mund të detyrojë askënd që të importojë ndonjë gjë.
Lajmet kryesore
BE, kriza ngadalëson zgjerimin
Sannino: Kemi nxjerrë mësime nga pranimet e fundit
Malaj: Pakt politik për borxhin
Guvernatori i BSH-së, Topi dekreton Fullanin
PS, propozimet për ligjet me 3/5