E Diel, 1 Nëntor 2026

Gratë e Bin Laden do deportohen së shpejt nga Pakistani

Share

Tre vejushat e Osama Bin Laden dhe dy vajzat e tij më të mëdha janë akuzuar dhe dënuar për faktin se kanë jetuar në Pakistan në mënyrë ilegale.

Sipas BBC, ato janë dënuar me 45 ditë burg dhe 114 dollarë gjobë.

Gratë e kanë kryer dënimin tashmë dhe pritet të deportohen brenda dy javësh.

Dy vejushat e Bin Laden janë nga Arabia Saudite dhe njëra nga Jemeni.

Ndërkohë është zbuluar edhe një nga shtëpitë ku qëndronte Bin Laden përpara se të vendosej në shtëpinë ku edhe u vra.

Rezidenca ndodhet në qytetin Haripur dhe është një nga pesë shtëpitë e sigurta që ka ndërruar Osama gjatë kohës që ishte në arrati.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›