E Diel, 1 Nëntor 2026

"Gratë në sipërmarrje", Berisha: Jo diferencës në paga

Përpjekjet, angazhimi, sipërmarrja e grave shqiptare është e një rëndësie kryesore për zhvillimin e vendit, për zhvillimin e shoqërisë shqiptare.  Duke folur në konferencën “Gratë në sipërmarrje”, kryeministri Berisha theksoi se duhet të shembet muri i patriarkisë që e ndan shoqërinë në dy pjesë.
 

"Në cilindo stad zhvillimi ata që vështrojnë me realizëm shoqërinë e shohin atë të ndarë nga një mur mijëra vjeçarë i cili gjeneron padrejtësi ndaj gjinisë femërore dhe ky është muri i patriarkisë.  Përpjekjet për ta shembur këtë mur është kusht vendimtar për një emancipim dhe një zhvillim të harmonizuar për mobilizimin dhe shrytëzimin e potencialit të madh të energjive, të mendjes së gjysëms së shoqërisë njerëzore. Në shoqëritë e lira muri ka efektet e tij direkte. Sërish në vendet më të zhvilluara pabarazia midis grave dhe burrave në shpërblimin e tyre është një realitet i hidhur dhe unë ju gantoj se s`ka betejq më të rëndësishme për të luftuar sesa angazhimi i grave me guxim dhe kurajo në sipërmarrjen e lirë” tha Berisha.

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar angazhim të plotë të qeverisë së tij për të ngushtuar gjithnjë e më tepër dallimin gjinor në të ardhurat financiare.  Sipas tij nuk ka betejë më të rëndësishme për të luftuar kundër këtij muri se angazhimi i vajzave dhe grave me guxim e kurajë në sipërmarrjen e lirë.

"Në vitin 2005 diferenca gjinore në paga në Shqipëri ishte ndër më të lartat, rreth 36 përqind dhe kjo nuk ishte e shkruar në ligj por në kodet e këtij muri arkaik. Ndaj dhe është një detyrë e juaja në radhë të parë, e qeveirsë dhe e shoqërisë që të luftojë për çmontimin e tij. S`ka rrugë më eficente sesa angazhimi i grave në sipërmarjen e lirë.  Ne po vijojmë me politika të drejta në mënyrë që yë përpiqemi ta ngushtojmë diferencën në paga në mënyrë progresive. Dhe kështu në 2011 diferenca gjinore në paga ka zbritur në 17.6 dhe është në nivelin e diferencës mesatare të Bashkimit Europian” shtoi më tej kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›