E Enjte, 5 Nëntor 2026

Grealish, 117 milionë dhe vetëm dy gola: Mund të jap më shumë

Dy gola dhe dy asistime në kampionat. Rendimenti i Jack Grealish te Manchester City nuk ka qenë i barabartë me 100 milionë paund – 117 milionë euro, një rekord i të gjitha kohërave në Premier League – të paguara nga klubi për ta blerë atë nga Aston Villa. Dhe vetë 26-vjeçari nuk e ka të vështirë ta pranojë këtë në një intervistë me Sky Sport në prag të Boxing Day, kur ai shpreson të kthehet në fushë kundër Leicester-i. “Kam shumë më shumë për të dhënë dhe këtu ka qenë shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”, tha ai, duke rrëfyer se është befasuar nga niveli shumë i lartë që kërkohet “në fushë dhe jashtë saj”.

“Është e pabesueshme, por kjo është arsyeja pse Qytetarët kanë qenë kaq të suksesshëm në sezonet e fundit,” vazhdoi ai. “Kam dëgjuar që disa lojtarë marrin një vit, kështu që mund të jetë e njëjta gjë për mua. Në vitin 2022 dua të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime vitin e ardhshëm”. Mbi shpatullat e tij Grealish ndjen edhe peshën e investimit të madh që i është bërë dhe shpreson t’ia kthejë: “të shënojë më shumë dhe të fitojë tituj”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›