E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greket: Emigrantet te bejne durim

KAKAVIJE - Dita e djeshme shenoi nje renie te fluksit te emigranteve ne doganen e Kakavijes. Sipas statistikave te stacionit kufitar te kesaj pike doganore, ne drejtim te Shqiperise udhetuan 11 mije emigrante, 2 100 autovetura dhe 56 autobuse. Fluksi me i larte i levizjes eshte shenuar ne oret e mengjesit, nderkohe qe numri i emigranteve erdhi ne renie gjate oreve te pasdites. Efektivat policore te Kakavijes parashikojne nje rritje te ndjeshme te fluksit ne mes te kesaj jave, me perfundimin e festes se Krishtlindjeve.
Fluksi i renduar i emigranteve shqiptare ne doganen e Kakavijes dhe masat e perbashketa per perballimin e tij, bene qe konsullata shqiptare ne Janine te zhvilloje ne nje takim dypalesh ne doganen e Kakavijes. Krahas drejtuesve te dy policive te Gjirokastres dhe Janines, te pranishem ne kete takim kane qene edhe konsulli shqiptar ne Janine, Eshref Shehu dhe Prefekti i Gjirokastres, Spiro Ksera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›