E Diel, 1 Nëntor 2026

Greket kthejne 15 familje ne kufi

15 familje shqiptare, emigrantë në Greqi janë kthyer nga pala greke në Kakavijë. Pretendimi është se në pasaportat e tyre biometrike të Republikës së Shqipërisë, vendlindja e tyre është shënuar thjesht Greqi apo Athinë dhe kjo në gjuhën shqipe, ndërkohë që për grekët, kjo është e palejueshme. 
Argumentin e tyre, grekët e bazojnë në mungesën e zbatimit të së drejtës ndërkombëtare për toponimet pasi vendlindja e fëmijëve që kanë lindur në shtetin grek, duhet të shënohet në gjuhën angleze. Kreu i Kufirit të Gjirokastrës Admir Abrija gjatë analizës së punës së policisë, la të kuptohej se ky problem do të ketë zgjidhje. Ai tha se ka marrë kontakt  me homologun e tij grek në Janinë për të mësuar nëse bëhet fjalë për një rast të lokalizuar, apo fushatë. Por sipas Abrijas, kthimet nuk kanë qëllime të tjera, veçse zbatimin e të drejtës ndërkombëtare për toponimet, përgjigje kjo që atij i është dhënë, gjatë një takimi të realizuar në orët e mbasdites së mërkurë.
Rastet e shënuara, i bashkohen edhe 45 rasteve të mëparshme përgjatë vitit të kaluar, ku përveç fëmijëve, nuk u është mundësuar hyrja edhe personave të moshuar që vendlindjen e kanë pasur në Korfuz dhe në pasaportë ka rezultuar në gjuhën shqipe dhe jo angleze. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›