Greku vret me thikë brenda burgut 49-vjeçarin shqiptar

Një 49-vjeçar shqiptar është vrarë në burgun grek të Korydallos. Ai është sulmuar për vdekje me thikë në ambientet e burgut grek ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi në rrethana të paqarta, gjë e cila ka mobilizuar menjëherë autoritetet greke.
Sipas informacioneve të para, autori është një i burgosur grek. Ai e ka sulmuar shqiptarin duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.
49-vjeçari shqiptar ishte dënuar me dy vjet dhe 12 muaj burg për vrasje. Në qershor të vitit 2015 ai kishte arritur t’i shpëtonte burgut ndërsa në dhjetor 2024 u dërgua sërish në qeli, raportojnë mediat greke.
Po ashtu edhe autori i ngjarjes, 28-vjeccari grek ishte i dënuar për vepra të rënda penale.
Ndërkaq, hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota.
/rtsh.al/