Greqi 5 shqiptare arratisen nga burgu

Të paktën 5 të dënuar shqiptarë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Trikalla të Greqisë qendrore.
Sipas informacioneve të para, një grup i armatosur jashtë burgut ka hapur zjarr në drejtim të kullës së kontrollit të insitucionit, duke lënë të plagosur rëndë të paktën dy gardianë.
Në të njëjtën kohë, një tjetër grup i armatosur, këtë herë brenda burgut, kanë hapur zjarr me armë automatike në drejtim të gardianëve, të cilët, të gjendur në befasi, janë tërhequr duke lënë të lira hyrjet dhe daljet e burgut.
Nga verifikimet e para rezulton se të paktën 5 të dënuar, të gjithë shqiptarë, janë arratisur, ndërsa po tentohet numërimi i gjithë të dënuarve.
Policia thotë se të burgosurit ishin të armatosur me armë automatike, për të cilat ende nuk dihet sesi kanë mundur të futen në brendësi të burgut.
Deri në orët e mesnatës forca të shumta policore nuk kanë mundur të vënë nën kontroll situatën, ndërsa qindra policë të forcave speciale kanë filluar një operacion për gjetjen e të arratisurve, të cilët janë shpërndarë në fushat aty pranë.
Në zonë është dërguar edhe një prokuror, ndërsa Ministria e Drejtësisë do të hetojë se si kanë hyrë në burg armët automatike.
Në burgun e Trikallas një muaj më parë u tentua një tjetër arratisje spektakolare me helikopter, por ndërhyrja e forcave të rendit bëri që tentativa e Panajotis Vlastos të dështonte.
Ngjarja e fundit vjen gjithashtu një javë pas asaj ku protagonist ishte shtetasi shqiptar Alket Rizai, i cili në burgun e Malandrinos mbajti për një ditë peng 6 persona, mes të cilëve disa roje.