E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Greqi/ 53 vjeçari shqiptar vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik të Greqisë, ku një 53 vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 44 vjeçare.

Sipas mediave greke, 53 vjeçari më pas është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë, por ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacioneve, çifti kishte dy vajza, 16 dhe 21 vjeçare./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›