Greqi Agimi i Arte provokon serish
E shtune 05 Janar 2013 1254
Greqi Agimi i Arte provokon serishCilesimi grek i heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka qene provokimi i radhes i partise ekstremiste greke Agimi i Arte.
Kjo force politike ultra-nacionaliste permes nje shkrimi ne faqen zyrtare shprehet se shqiptaret nderojne si hero kombetar nje grek Jorgo Kastriotin i cili zhvilloi nje lufte te ortodoksise kunder turqve per te mbajtur te lire rajonin. Ne shkrim shtohet gjithashtu se shqiptaret perdorin ne menyre te padrejte flamurin e Perandorise Bizantine si flamur kombetar dhe nenvizojne se Epiri ishte grek. Reagimi i Agimit te Arte erdhi pas deklaratave te pak diteve me pare te kreut te marredhenieve me Jashte ne partine Aleanca Kuqezi Lisen Bashkurti i cili foli pas nje tjeter fyerjeje ndaj shqiptareve. Paralajmerimit qe Bashkurti u beri ketyre ekstremisteve nese shkelin ne territorin tone duke iu kujtuar betejen e Lekursit ne fillim te shekullit XX Agimi i Arte iu pergjigj se shqiptaret krenohen me masakren ndaj grekeve te Epirit te Veriut. Ndersa sa i perket deklarates se perfaqesuesit te AK-se se kombi grek eshte i falimentuar ekonomikisht dhe moralisht Agimi Arte kujton se ne kete vend gjenden mijera shqiptare te cilet kane zgjedhur te jetojne jashte Shqiperise qe me ironi e cilesojne vend te lulezuar e me nivel politik ekonomik institucional moral kombetar e nderkombetar. Agimi i Arte gjithashtu kercenon se ne nje kohe kur Athina zyrtare hesht para shtremberimit te historise levizja e nacionalisteve greke do te jete ne balle te luftes per te vene ne vend nderin e Epirit te Veriut. Ne fund Agimi i Arte perserit serish deklaraten e pak diteve me pare se shqiptaret jane mbeturina te trishta te Perandorise Osmane.
Komente
Facebook