E Enjte, 5 Nëntor 2026

Greqi, Mitsotakis prezanton masat e reja antikovid

Rritja e numrit të të prekurve nga COVID-19 në Greqi ka detyruar kryeministrin Kyriakos Mitsotakis të prezantojë masat e reja kufizuese. Ato do të që hyjnë në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit të së martës së 3 nëntorit dhe zgjasin gjatë gjithë muajit. Masat parashikojnë mësim në distancë në universitete, përdorim të detyruar të maskës në çdo ambient, kufizimin e trafikut nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.  Kufizimet parashikojnë që sektori publik e privat të punojë me staf të reduktuar, ndërsa do të mbyllen baret, kafenetë, kinematë, muzetë, teatrot dhe palestrat. Pavarësisht situatës nuk janë të ndaluara udhëtimet jashtë prefekturave, do të vijojë funksionimi i industrisë, shitjes me pakicë dhe shkollave në vend si dhe  funksionimi i hoteleve dhe parrukierive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›