E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papas i Agimit të Artë kujton Pavarësinë e Vorio Epirit

Të tjera rreth shkrimit Sondazhi: Agimi i Artë, partia e tretë ATHINE- Në kryeqytetin helen organizata të ndryshme janë mbledhur dje për të kujtuar 17 shkurtin e vitit 1914, datë në të cilën u deklarua pavarësia e “Vorio- Epirit”. Të grumbulluarit kanë kënduar himnin kombëtar të Epirit të Veriut. Të pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe Kristo Papas i Agimit të Artë. Ata kanë bërë homazhe para monumentit Ushtari i Panjohur.

Ndërkohë që ish peshëngritësi olimpik nga Shqipëria, aktualisht deputet i PASOK, Pirro Dhima në një intervistë për “Real Neës”, i është kundërpërgjigjur atyre që thonë se ai nuk është grek por shqiptar. "Kam pasur privilegjin të lind në Epirin e Veriut, ku ka shumë grekë të pikëlluar dhe me dhimbje në zemër. Vetëm Greqinë ëndërroja i vogël. Nga Himara shihja dritat e Korfuzit dhe thoja: ‘Unë do të shkoj një ditë në parajsë’” ka thënë Pirro Dhima.

(Foto: Kristo Papas, ne rreth te kuq, dhe në detajin e veçuar në të majtë)

Në vitin 1914, ajo pjesë e Shqipërisë që ndryshe quhet Epiri i Veriut refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë duke deklaruar pavarësinë në Gjirokastër dhe formoi qeverinë e saj.

Protokolli i Korfuzit, i cili u firmos nga Shqipëria dhe qeveria e përkohshme e Epirit të Veriut, njihet zyrtarisht Epirin e Veriut si njësi autonome vetëqeverisëse nën sovranitetin dhe principet e Shqipërisë. Kjo marrëveshje i jepte në një farë mënyrë autonomi brenda territorit të Shqipërisë.

Kjo ndodhi pas përfundimit të Luftës së Ballkanit por protokolli nuk u implementua asnjëherë për shkak që paqëndrueshmërisë politikë në Shqipëri. Ndërsa anulimi i protokollit u bë zyrtarisht në vitin 1921 gjatë Konferencës së Ambasadorëve.

(Foto: Homazhe tek monumenti Ushtari i Panjohur)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›