E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Samaras refuzon të shoqërojë Papandreun në Bruksel

BRUKSEL- Klima negative që ekziston mes udhëheqësve të dy partive më të mëdha në Greqi (PASOK dhe Demokracia e Re), u dëshmua edhe nga biseda e pafrytshme telefonike që u zhvillua këtë mëngjes mes kryeministrit Papandreu dhe kreut të opozitës Samaras.

Kryeministri i sugjeroi udhëheqësit të opozitës që të vizitonte së bashku me të Brukselin ditën e diel, për të dëshmuar sic u shpreh Papandreu "qëndrimin e përbashkët të forcave politike në vend dhe jashtë vendit," një propozim që zoti Samaras e refuzoi.

Samaras deklaroi në mëngjes se atmosfera e takimit të djeshëm me kryeministrin ishte e keqe dhe e akuzoi atë se "është në panik".
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›