E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Super Rally 2010

Takimi europian i adhuruesve te 'Super Rally 2010' ka pasur kete vit epiqender qytetin grek te Patres.

Mbi 7000 adhurues nga e gjithe bota,te motorit me te famshem Harley Davidson, kane pershkruar me 2900 motocikleta te ketij tipi, nje prej urave te varura me te gjata ne bote, ate te Rio- Antirios me gjatesi 2,252 km qe lidh gadishullin e Peloponezit me Greqine Kontinentale.

Ngjarja eshte transmetuar prej shume mediave vendase dhe te huaja, ndersa ajo qe ka shkaktuar pershtypje te madhe ka qene sjellja fisnike e ketyre udhetareve te palodhur, shpeshhere te veshur me kostumet kombetare te shteteve te tyre.

Kane qene mbi 2900 motocikliste qe kane pershkruar uren duke thyer rekordin e meparshem dhe duke e bere qytetin e Patres tashme te kete nje vend ne librin e rekordeve Guinness.

Pasi kane marre pjese ne nje koncert te organizuar posacerisht per ta, motociklistet me Harley Davidson jane larguar per t'u takuar perseri vitin tjeter.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›