E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, aksident rrugor, vdesin tre shqiptarë

Aksident rrugor në Greqi, me pasojë vdekjen e katër personave, tre prej të cilëve emigrantë shqiptarë.

Sipas informacioneve të fundit aksidenti tragjik ndodhi në aksin rrugor Konicë-Kalpaq 10 kilometra larg kufirit, kur dy makina me emigrantë shqiptare, një Toyota me targë ZMT 5943 dhe një Peugeot me targë ZMM 1729 u përplasën me njëra-tjetrën.

Për pasojë humbën jetën Drita dhe Vasil Bezati 51 dhe 58 vjec, Vasil Bezhiti, si dhe drejtuesi i një prej mjeteve, ende i paidentifikuar.

Në aksident të plagosur kanë mbetur edhe tre persona emigrantë, Apostol Hima,Indrit dhe Romina Bezhiti.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë përgjumja e njërit prej shoferëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›