E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, diktohen të arratisurit e Trikallas në zonën e Mandras

Të tjera rreth shkrimit Synohet riatdhesimi i 500 kriminelëve Ambasadori shqiptar troket në ministrinë greke të Drejtësisë GREQI - Policia greke është duke kryer një operacion në shkallë të gjerë në zonën e Mandras në Atikë, pasi rreth orës 20.30 policët që po patrullonin në zonë janë sulmuar me kallashnikovë nga një makinë e vjedhur përpara disa ditësh, kur kanë tentuar që ta ndalojnë për ta kontrolluar. Aty kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen dhe kapjen e shqiptarëve.

Mendohet se bëhet fjalë për 8 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallës, përpara tre javësh, të cilët konsiderohen si persona tepër të rrezikshëm. Përpara dy javësh gjatë shkëmbimit të zjarrit që të arratisurit shqiptarë patën me policinë ka ngelur e vrarë një shtetase greke 25 vjeçare.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›