E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi ekstradimi i Arben Frrokut i kalon Gjykates se Larte

Gjykata e Selanikut vendosi moskompetencën për ekstradimin e Arben Frrokut dhe Jak Jakut drejt Shqipërisë, duke ia kaluar çështjen Gjykatës së Lartë në Athinë. Seanca në gjykatën e Selanikut për dy të dyshuarit e policisë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, u zhvillua paraditen e të enjtes.

Avokati i Frrokut Maqis Kaftopulos ka qenë dakort me vendimin e kësaj gjykate duke kërkuar se Gjykata e Lartë është kompetente për shqyrtimin e akuzës politike sipas tij, ndaj biznesmenit të arrestuar në Selanik. Avokati ka deklaruar gjithashtu se akuzat ndaj Frrokut janë të pabaza dhe të pavërtetuara.

Arrestimi I Frrokut në Greqi erdhi me kërkesë të autoriteve shqiptare si I akuzuar kryesor për organizimin e vrasjes së 24 shkurtit të kryekomisarit Lamaj, në zonën e Selitës, pranë banesës së viktimës.

Policia bazoi dyshimet në konfliktet për shkak të detyrës së kryekomisari ka patur me Frrokun, konflikte të cilat në atë kohë I kushtuan edhe postin e shefit të Komisariatit të Policisë së Kombinatit, oficerit Lamaj.

Sipas autoriteve shqiptare vendimi për ekstradimin e Frrokut pritet të zgjasë të paktën 2 javë për shkak, se pas vendimit të Gjykatës së Lafrtë do të duhet edhe miratimi i Ministrisë së Drejtësisë Greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›