E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gazetarët në grevë ndaj masave

Greqia u privua sot nga i gjithë buletini informativ për shkak të një greve 24-orëshe të gazetarëve,të cilët manifestuan në Athinë kundër "pushimeve nga puna, shkurtimit të pagave dhe pasigurisë në punë", njoftojnë sindikatat e tyre.
 

Të gjitha televizionet dhe radiot sot i kanë ndërprerë transmetimet, ndërsa gazetat në internet nuk janë rifreskuar me lajme të reja. Edhe nesër në Greqi nuk do të ketë gazeta. Vendi i prekur nga kriza prej dy vitesh e gjysëm po mbijeton vetëm në saje të huave nga jashtë.

Në shkëmbim të tyre, udhëheqësit grekë po zbatojnë masa të rrepta, aspak popullore. Kjo solli më 6 maj një rezultat zgjedhjesh parlamentare, që nuk favorizoi asnjërën prej partive kryesore.

Zgjedhjet e reja do të mbahen më 17 qershor, ku fati i tyre do të përcaktohet në një garë të ngushtë mes partive rivale, të cilat çështja kryesore që i ndan është të qënit pro, ose kundër masave të ashpëra ekonomike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›