Greqi, grabitet me arme banka ne Pire

Persona te paidentifikuar kane grabitur me arme nje banke ne Pire te Greqise. Policia eshte vene ne ndjekje te grabitesve, ndersa mesohet se njeri prej tyre i armatosur me pistoleta dhe granata eshte fshehur ne nje godine.
Forca te shumta policie kane rrethuar godinen dhe po negociojne qe grabitesi i armatosur te dale nga ndertesa dhe te dorezohet.
Nuk ka informacione se sa eshte shuma e parave te grabitura, nderkohe qe tensione te herepashershme godasin Greqine.