Greqi, grevë e mediave dhe transporteve

Një valë e re grevash pritet të përfshijë sot Greqinë. Do të ndërpresin aktivitetin e tyre punonjësit e mediave dhe transportit urban për të shprehur qëndrimin e tyre kundër planit për ringritjen ekonomike të qeverisë.
Gjithashtu një pikë tjetër e kundërshtuar është reforma e pensioneve të ndërmarra nga Athina zyrtare.