Greqi, lirim “exspres” 1500 të burgosurve

Bëhet fjalë për ata që janë dënuar për dënime që nuk kanë të bëjnë me krime të rënda.
Ministri i Drejtësisë ka dorëzuar në Parlament 4 lloje kërkesash për lirimin e 1500 të burgosurve, ku një nga këto kërkesa është blerja e ditëve të dënimit, si dhe sjellja e mirë e të burgosurve në qelitë e burgjeve. Në mes të liruarve do të ketë edhe shqiptarë, por numri i tyre ende nuk dihet ende.
Të burgosurit do të lirohen menjëherë pasi kërkesa e ministrit të Drejtësisë të votohet në Parlament. Lirimi i tyre do të kalojë në mikroskop pasi i burgosuri që ka fituar lirinë të mos kthehet prapë në burg duke shkelur përsëri ligjin e shtetit, pasi në të kundërt dënimi do të jetë i dyfishtë. Këto lirime bëhen në një kohë kur ende nga drejtësia pritet të gjykohen edhe 320 mijë raste.
Kushtet e lirimi
Amendamenti kryesor lejon lirimin e drejtpërdrejtë për të burgosurit me dënime prej 3 vjetësh, ku ai ka shlyer, ose po e shlyen akoma atë, kjo për ata që janë të dënuar nga 1- 10 vjet, për të dënuarit me dënime 3 - 5 vjet, lirohen ata që kanë shlyer dënimet e 1/5 , ndërsa për të dënuarit nga 5 deri 10 vjet, fitojnë lirinë ata që kanë kryer 1/3 e dënimit
Nuk fitojnë lirinë:
Nuk fitojnë lirinë e parakohshme ata të burgosur, të cilët janë dënuar për veprime të krimit të rëndë, terroriste, krime kundra pasurisë së shtetit, mos paguesit e taksave, vjedhje, përdhunime, trafik lëndë narkotike, qenie njerëzore, rrëmbime të miturish etj.
Burgjet të mbipopulluara
Kriza ekonomike, kushtet higjienike, numri i madh i të burgosurve, ku gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është dyfishuar, detyrojnë shtetin grek të marrë masa për lirimin e tyre.
-1998 kishte 6.150 të burgosur, kundrejt 4.332 normës së lejuar
-2005 numri rritet në 8.725, kundrejt 5.584 normës së lejuar
-2009 numri shkon në 11.736 nga 9.103 vendeve të normës së lejuar
-2011 numri është 12.586 të dënuar, kundrejt 9.223 vendesh të lejuara në burg.
Edhe pse kohët e fundit në Greqi janë ngritur edhe 6 burgje të reja me 3600 vende, gjendja është e tej renduar. Këto kushte mesjetare detyrojnë të burgosurit në revolta e kryengritje të shpeshta. Në qoftë se Greqia do të vepronte njëlloj në gjykime me grekët ashtu siç vepron me të huajt atëherë këtij vendi i duhen që të ndërtojë me dhjetëra burgje të tjera.
Numri i të huajve në burgjet greke është rreth 7 mijë, ose 58% të numrit të përgjithshëm të burgosurve. Lidhur me këtë, Greqia zë vendin e parë në BE për nga numri i të burgosurve të huaj, edhe pse këta nuk i kalojnë 6% të numrit të përgjithshëm të shkeljeve të ligjit në këtë vend.
Të paktën 4400 të burgosur janë dënuar për drogë, ndërsa 7000 të tjerë janë të varfër, ku 60 % e tyre nuk janë në gjendje as për të blerë letër higjienike, apo artikuj bazë për higjienën, 800 nuk janë gjendje për të paguar asgjë. /Shpëtim Zinxhiria/Athinë/
2012-01-02 11:25