E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, një shqiptar i akuzuar për grabitje bankash arratiset nga zyra e prokurorit

Athinë, 2 Qershor 2010 NOA Një shqiptar i dyshuar për grabitje bankash ka marrë arratinë nga mjediset e Prokurorisë së Athinës ku po merrej në pyetje nga një prokuror, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në prokurorinë e Kolonasë në Athinë dhe i arratisuri është një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar nën dyshimet se ishte i përfshirë në një seri grabitje bankash në Greqi.

Në momentet që ndodhi arratisja, në dhomën e marrjes në pyetje gjendej një prokuror dhe i arrestuari. Më herët, avokati i të dyshuarit kishte kërkuar që gjatë seancës së marrjes në pyetje, të mos kishte policë, për shkak të sekretit hetimor të çështjes, ndaj të dy uniformat blu që gjendeshin dolën jashtë.

Në këto momente, pati një pakujdesi nga ana e prokurorit sepse ai doli për një çast jashtë në korridor dhe ky ishte momenti ideal i 28-vjeçarit për të rifituar vetë lirinë.

Ai ka rendur drejt një dritareje të zyrës dhe është hedhur edhe pse zyra ishte në katin e dytë të ndërtesës.

Me të rënë në tokë, 28-vjeçari ka vrapuar për në drejtim të paditur, raporton policia e Athinës përmes një komunikate zyrtare.

Mësohet se i riu ishte transferuar në zyrat e hetimit në Kolono, dje në orën 10.20, ndërsa mbahej në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo.

n.s/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›