Greqi, numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.
Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.
Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.
Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.