Greqi, polemikapas deklaratavetë kreut të FMN
ATHINE- Ka shkaktuar reagime dhe polemika të mëdha në Greqi, deklarata e kreut të FMN Dominik Shtraus Kahn, sipas së cilës Jorgo Papandreu kishte kërkuar ndihmë jozyrtarisht nga FMN, që në nëntor të vitit 2009.
Kreu i FMN-së në një intervistë me Canal +, në Francë disa javë më parë tha se marrëveshja me Greqinë përfundoi në fshehtësi absolute për 15 ditë. Një pjesë e saj nuk u transmetua kurrë në televizionin francez dhe atë e dhe solli në dritë për publikun grek, emisioni i njohur në Greqi i Lakis Lazopoulos, ku kreu i FMN Dominique Strauss Kahn thotë:
Nuk ekzagjeroj kur them se, kur FMN erdhi në Greqi, marrëveshja u mbyll për 15 ditë. Kjo ndodhi sepse kishim punuar për muaj të tërë me autoritetet greke dhe këtë e bëmë në mënyrë të nëndheshme. Pse e bëmë? Sepse autoritetet greke e kërkonin ndërhyrjen e FMN-së, por Papandreu për arsye politike nuk donte t’ia tregonte atë popullit te tij. Papandreu më kishte marrë shumë herë në telefon që nga nëntori i 2009 duke më thënë se kemi nevojë për ndihmë"
Reagimet pas kësaj deklarate ishin të shumta.
Zëdhënësi i qeverisë Petalotis tha se kjo zhurmë që po bëhet nuk është gjë tjetër vecse "një dezinformim sistematik dhe shtrembërim i së vërtetës", pasi sipas tij, në video mungojnë pjesë nga deklarata e kreut të FMN.
Ministri i Zhvillimit, Krisohoidhis tha se Strauss Kahn është një politikan me përvojë. Pse vallë ai i thotë tani këto? Strauss Kahn “do që të heqë nga vetja peshën e Greqisë”, ngaqë po përballet me sulme në Francë, ku është kandidat për kryetar i Partisë Socialiste dhe kërkon të bëhet edhe president i Francës” – tha ministri.
Opozita Demokracia e Re deklaroi se tani nuk është shqetësim kredibiliteti i Papandreut. Sipas zëdhënësit të demokracisë së re Mihelakis, kryesorja është se cfarë fshihet pas asaj marrëveshje dhe populli duhet ta mësojë nga qeveria, e cila duhet të tregojë të vërtetën.
Deklarata të forta ka patur edhe nga koalicioni i majtë Sinaspizmo, nga partia komuniste dhe LAOS.
Tani maskat ranë – tha në një deklaratë koalicioni i majtë.
Nuk prisnim deklaratat e Strauss Khanit të mësonim gënjeshtratat e PASOK dhe Demokracisë së re - deklaruan komunistët, ndërsa Laos tha se kjo që ndodhi dëshmon për “dështimin e politikës ekonomike të qeverisë dhe Demokracisë së Re”.
(m.a/BalkanWeb)