E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta masive ne qender te Athines

Qendra e Athines eshte bllokuar edhe sot nga protestat masive te nxenesve, studenteve dhe pedagogeve, te cilet marshuan drejt selise se Parlamentit.

Sic raportojne mediat lokale, bulevardi kryesor i kryeqytetit grek u bllokua nga manifestuesit, me te cilet u bashkuan edhe sindikatat e mesimdhenesve.

Paralelisht me kete proteste eshte zhvilluar edhe nje tjeter e organizuar nga Partia Komuniste e Greqise.

Te dyja grupet me pas kane protestuar para ambasades amerikane dhe asaj izraelite, per te kundershtuar sulmet e dhunshme ne Rripin e Gazes.

Duke pare situaten, Parlamenti grek ka caktuar per te premten e ardhshme nje debat per arsimin, ne te cilin do te jete i pranishem edhe kryeministri Karamanlis.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›