E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protestuesit sulmojne Institutin Francez

Kane vijuar edhe sot protestat ne kryeqytetin grek, Ahtine. Mijera te rinj protestuan ne qender te qytetit, ndersa nje tjeter grup sulmoi Institutin Francez me bomba Molotov, duke thyer xhamat e dritareve.

Situata u perkeqesua pas nje incidenti te dyte, kur nje 17-vjecar u plagos ne dore nga nje plumb, qe erdhi nga nje drejtim i paditur ne periferi te Athines. Per sot pasdite protesta kane paralajmeruar edhe dy sindikatat me te medha te Greqise.

Thirrja i eshte drejtuar popullit per te protestuar kunder votimit te buxhetit te vitit 2009, qe synon masa shtese per te perballuar krizen financiare.

Nderkaq, artistet do te zhvillojne nje koncert ne qender te Athines per te prostestuar kunder vrasjes se adoleshentit Alexis Grigoropulos. 800 shkolla te mesme dhe 200 universitete vazhdojne te jene te mbyllura ne Greqi, si pasoje e protestave.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›