E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, "Guerrilët" pas vrasjes sëgazetarit grek

ATHINE-Autoritetet greke dyshojnë se në vrasjen e gazetarit mengjesin e së hënës është implikuar një organizatë guerrile.
Policia e ka pohuar këtë pas ekzaminimit të gëzhojave që u gjetën në vendngjarje dhe që u përkisnin armëve që organizata ka përdorur në atentate të tjera.

Por nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë udhëruar nga qarqe mafioze, për shkak të investigimeve që po kryente viktima, mbi lidhjet e korrupsionit me mafien vendase.
Analizat balistike të kryera të hënën pasdite kanë përmbysur versionin fillestar të policisë se vrasja e gazetarit Sokratis Golas ishte vepër e krimit ordiner.
Ekzaminimi i 16 gëzhojave të gjetura në vendngjarje tregoi se ato u përkisnin armëve që organizata guerrile Sekti Revolucionar ka përdorur në atentate të mëparshme, përfshirë vrasjen e një agjenti të antiterrorizmit, në qershor të vitit të kaluar.

Në të vërtetë, organizata në fjalë, kishte kryer në shkurt 2009 një atentat kundër stacionit televiziv privat, Alter TV dhe në traktin që kishte pësuar atentatin, paralajmëronte për sulme të tjera ndaj punonjësve të medias.
“Zotërinj gazetarë, sot erdhëm në portën tuaj, por herës tjetër do të na gjeni në shtëpitë tuaja”, nënvizonte trakti, që kishte shtyrë policinë të merrtemasa mbrojtëse për disa prej gazetarëve më të njohur e më të paguar në vend, të shquar edhe për qëndrimet e tyre agresive në çështjen e terrorizmit në Greqi.

Autoritetet greke dyshojnë se në vrasjen e gazetarit mengjesin e së hënës është implikuar një organizatë guerrile.
Policia e ka pohuar këtë pas ekzaminimit të gëzhojave që u gjetën në vendngjarje , nuk i përkiste kësaj kategorie gazetarësh.

Ai ishte emëruar dhjetë muaj më parë drejtor i radios private Tema FM, por ishte shquar vazhdimisht si jë gazetar investgativ e me shpirt polemizues, që kishte hetuar disa skandale në fushën e sportit, që lidheshin me përdorimin e dopingut.

Ai bashkëpunonte edhe me faqen e internetit me shumë popullaritet, një blog që vazhdimisht ka publikuar detaje nga skandalet e shumta që kanë dalë në dritë pas shpërthimit të krizës ekonomike.

Madje ishte arrestuar disa muaj më parë, pas një hetimi të policisë mbi blogun në fjalë, por më pas ishte lënë i lirë.

Sipas kolegëve të tij të radios, muajt e fundit gazetari 37 vjeçar, baba i një fëmije dy vjeç me gruan përsëri shtatzanë, kishte nisur investigime mbi lidhjet e korrupsionit me mafien vendase.
Avokati i tij tha se ditët e fundit, i ndjeri Golas i kishte thënë se merrte telefonata dhe mesazhe kërcënuese, por nuk kishte ndërmend as të kërkonte mbrojtjen nga policia dhe as të ndërpriste investigimet dhe publikimin e tyre.
Fqinjët e viktimës thanë se ditët e fundit, kishin parë persona të dyshimtë mbi motoçikleta që qarkullonin rreth banesës së gazetarit.
Policia është e bindur se viktima po përgjohej prej disa kohësh nga autorët e vrasjes, çka përforcon vlerësimin se vrasja ishte një operacion i mirorganizuar, dhe i kryer nga profesionitë.
Ndonëse pritet edhe nxjerrja e një trakti nga organizata Sekti Revolucionar, siç ka ndodhur vazhdimisht me atentatet e organizatës në fjalë, po fiton terren vazhdimisht versioni se organizata nuk ka vepruar e vetme, por në bashkëpunim me qarqe mafioze që eventualisht prekeshin nga investigimet e gazetarit.

Muaj më parë, ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, kishte bërë publik faktin se organizatat guerrile kanë bashkëpunim të ngushtë me krimin e organizuar.
Vrasja të hënën mund të jetë një konkretizim real i këtij bashkëpunimi.
Nga ana tjetër, komuniteti i gazetarëve e interpreton vrasjen si një tentativë për t’i mbyllur gojën medias, që po tregohet tepër aktive në zbulimin e skandaleve të ndryshme, të cilat skandale, në masë të madhe kanë ndikuar Greqia të mbërrijë në buzë të falimentimit ekonomik.

Që nga vendosja e demokracisë në Greqi, 36 vjet më parë, kjo është vrasja e dytë e një njeriu të shtypit.
E para kishte qenë në vitin 1985, kur organizata guerrile 17 Nëntori, kishte ekzekutuar botuesin e gazetës së djathtë, Apogevmatini, Nikos Momferatos.
Ajo kishte qenë një vrasje me motiv dhe simbolike të theksuar ideologjike, gjë që vështirë se mund të thuhet për vrasjen të hënën.

(d.b/BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›