E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, raste te reja me gripin e derrit

Ne Greqi jane regjistruar afro 1.000 raste me gripin A/H1N1, 272 nder te cilat brenda nje jave. Shifrat behen te ditura nga nje komunikate e botuar sot nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve. Para nje jave autoritetet sanitare kishin njoftuar se numri i rasteve te konfirmuar ishte me i larte se 720. 95 per qind e rasteve te prekura nga ky virus jane sheruar. Nder rastet e konfirmuara deri tani, vetem tre raste jane rende, veçanerisht ai i nje adoleshenteje britanike, 16 vjeç, e shtruar ne periferi te Athines qe prej 27 korrikut. Greqia eshte vendi i fundit qe njoftoi te premten deshiren per te vaksinuar te gjithe personat me banim ne territorin e saj kunder gripit te derrit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›