Greqi, shkatërrohet grupi i trafikimit të femrave
Dhjetë persona u arrestuan në Athinë si pjesë e një operacioni kundër krimit të organizuar dhe trafikimit njerëzor që zhvillohej në tre shtete Greqi, Spanjë dhe Turqi.
Operacioni policor i autoriteteve greke u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, ato amerikane si dhe EUROPOL, ndërsa u shtri në Athinë, Kavala, Volos, Korinthi dhe Kretë.
Sipas hetimeve të para grupi kriminal trafikonte vajzat nga Republika Domenikane, dhe nëpërmjet Turqisë ato kalonin në Greqi dhe Spanjë për të punuar si punëtore seksi.