E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shkaterrohet organizata e trafikut te njerezve

Nje organizate kriminale greke, qe ushtronte veprimtarine ne trafikun e njerezve dhe shfrytezimin e prositutave u asgjesua pas nje superoperacioni te policise, i cili nis te dielen dhe u finalizua ne fund te dites se hene me 35 te arrestuar.

Operacioni i koduar "Buka e Bardhe" vuri ne pranga kreret e organizates, biznesmene te fuqishem por edhe disa shqiptare, rumune, lituaneze dhe ruse.

Ne operacion moren pjese 300 agjente policie te drejtuar nga 60 oficere.

Policia shoqeroi ne komisariate rreth 150 vete, ndersa u arrestuan 35 prej tyre e 25 te tjere u gjobiten.

Femrat e trafikuara thane se ato mbaheshin pa deshiren e tyre dhe detyroheshin qe te benin striptize ne disa lokale dhe me pas t'u nenshtroheshin deshirave te klienteve te lokalit.

Burime prane prane policise greke thane se brenda nates se fundit te funksionimit te saj organizata perfitoi 50 mije euro.

Te arrestuarit do te qendrojne ne burg pa afat deri ne nje vendim te dyte, ndersa viktima u vendosen ne nje qender rehabilitimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›