E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, trafik kokaine dhe cigare kontrabandë, kapen 3 shqiptarë

Policia e Athinës ka vënë në pranga 3 shqiptarë për posedim dhe trafikim kokaine dhe kontrabandë cigaresh. 

Shqiptarët e arrestuar janë 2 femra të moshës 24 dhe 31 vjeç dhe një mashkull 25 vjeç. 

Në momentin e arrestimit, 2 shqiptarëve iu gjetën 2.7 kg kokainë dhe 4 327 paketa cigare kontrabandë. 

Policia gjeti dhe sekuestroi në banesat e tyre 17 550 euro, 2 peshore elektronike, një makinë, 3 motoçikleta dhe 4 celularë. 

Ndaj tyre është ngritur akuza "për posedim e trafik të sasive të mëdha të kokainës dhe për kontrabandë cigaresh".

Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Athinës. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›