E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi tre viktima te tjera nga virusi i Nilit

Rritet bilanci i viktimave nga virusi i Nilit ne Greqine Veriore.Ne dy ditet e fundit edhe tre persona te tjere kane gjetur vdekjen duke e cuar numrin e viktimave gjate pese javeve qe ai eshte shfaqur ne gjithsej 18 vete.

Sipas Qendres se Kontrollit dhe Parandalimit te Semundjeve Infektive edhe tre pacientet e fundit i perkisnin grupmoshes mbi 65 vjec dhe kishin historik te renduar mjekesor.

Gjithashtu numri i te infektuarve nga ky virus vdekjeprures ka mberritur ne 177 vete prej te cileve 123 ndodhen ne shtepite e tyre pasi kane marre ndihmen mjekesore kurse 9 prej tyre kurohen ne gjendje serioze ne repartin e reanimacionit te Spitalit te Semundjeve Infektive ne Selanik.

Specialistet greke te Shendetsise kane riperseritur sot se numri i te prekurve nga virusi sa vjen dhe do te ulet ne ditet e ardhshme.

Kjo per arsye se kane perfunduar sperkatjet me pesticide ne te gjitha zonat ku u shfaqen mushkonjat qe transmetonin virusin ne fjale ndersa ka ndihmuar ne largimin e ketyre insekteve te infektuara edhe ulja teper e ndjeshme e temperatures qe ne shume zona te Greqise se Veriut ka shkuar deri ne 12 grade celcius ne oret e mbremjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›