E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi votebesohetqeveria e Papademos

Qeveria e re greke e udhehequr nga kryeministri Lucas Papademos fitoi votebesimin ne parlament. Votuan pro qeverise se re 255 deputete ndersa 33 te tjere votuan kunder. Ne votim moren pjese 293 deputete.

Ata qe votuan kunder ishin deputetet e Partise Komuniste SYRIZA dy deputete te PASOK dhe nje i Demokracise se re. Nje nga deputetet e PASOK deklaroi si arsye per voten kunder faktin qe ne qeveri marrin pjese ekstremistet e LAOS nderkohe qe kritka te ashpra erdhen edhe nga kreu i partise komuniste dhe i SZRIZA.

Para votebesimit Papademos thas se Greqia duhet te mbetet ne eurozone. Zgjidhje magjike nuk ka. Puna qe na pret eshte jashtezakonisht e madhe ne raport me kohen qe kemi ne dispozicion ndaj nuk duhet te krijohen iluizione per ate qe do te beje kjo qeveri. Ne mund te deshmojme se jemi ne gjendje ta ndryshojme vendin. Kjo eshte e rendesishme per nje te ardhme pozitive edhe per te ardhmen e rinise. Eshte ne doren tone. Ne e kemi forcen per ta bere kete tha Papademos.

Qeveria e re duhet te zbatoje reformat strikte te kerkuara nga nderkombetaret ne kembim te fondit qe Greqise i duhet per te shpetuar nga falimentimi.

Qeveria e re perbehet nga anetare te Partise Socialiste Partise Konservative dhe asaj te Djathte. Kabineti i ri do te kete per detyre te shtyje perpara rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Kryeministri i ri grek Lucas Papademos eshte shprehur optimist se me ndihmen partnereve te saj Athina do te dale nga kriza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›